Lajme
U raportua se SHBA ka kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, flasin nga DASH
Demokracia
20:48 | 31 Janar 2023

Share:

Departamenti i Shtetit nuk mund të komentojë për korrespondencën e pretenduar diplomatike, por qëndrimi amerikan në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është i qartë.

Kështu janë përgjigjur nga DASH lidhur me shkrimin e disa mediave serbe për gjoja bllokimin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga SHBA, derisa autoritetet e Kosovës nuk kanë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin.

Përkatësisht, Euronews në gjuhën serbe ka raportuar se ministritë e punëve të jashtme të disa vendeve evropiane, anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë diplomatike nga ambasada amerikane në të cilën thuhet se Uashingtoni konsideron se çështja e hyrjes së Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës nuk duhet të ngrihet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Gjithashtu thuhet se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në rend dite derisa, siç u tha, derisa Kosova të miratojë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila, siç thuhet tutje, do të hapte rrugën për propozimin e marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Departamenti i Shtetit, në përgjigjen e tij për Zërin e Amerikës, thekson se qëndrimi amerikan është i qartë.

“Siç theksuan në tekstin e djeshëm të përbashkët këshilltari Derek Chollet dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar – tani është momenti për të krijuar një Bashkësi të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit

Të ngjashme