ShowBiz
U raportua se është shtatzënë, reagon Dua Lipa: Flet edhe për disa besëtytni të shqiptarëve
Demokracia
15:12 | 19 Janar 2021

Share:

Në një intervistë me Jimmy Kimmel, Dua Lipa ka hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet disa ditë më parë ku thuhej se është shtatzënë.

Ajo tha se gjithmonë zgjedh emoji për përshkrim të fotove të saj, por nuk e mendonte se këtë herë do të bëhej aq e madhe sa njerëzit të mendonin se është shtatzënë, shkruan Demokracia.com

“Nuk jam shtatzënë, ta qartësoj”, u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja shqiptare komentoi gjithashtu dhe disa nga besëtytnitë e shqiptarëve. Me shaka, Jimmy shtoi se dhe ai mund të ketë rrënjë shqiptare pasi edhe ai beson në besëtytni.

“Në familjen time ka besëtytni qesharake si: Mos i hedh mbeturinat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua.

Dua Lipa është nominuar për gjashtë çmime Grammy, ceremoni kjo e cila do të mbahet më 14 mars./Demokracia.com

Të ngjashme