ShowBiz
U qëllua për vdekje në derë të shtëpisë: Detaje të reja nga vrasja e producentit shqiptar
Demokracia
11:24 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Të tjera detaje janë publikuar nga vrasja e producentit shqiptar Flamur Beqiri, 36 vjeç i njohur si Alex, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash në derën e shtëpisë më 24 dhjetor të 2019 në Londër.

Viktima sipas BBC ishte pjesë e “krimit të organizuar”. Prokurorët pretendojnë se vrasja e Beqirit erdhi si pasojë e përshkallëzimit të dhunës midis dy grupeve rivale nga Suedia.

Bashkëshortja e tij, Debora Krasniqi, e ka mohuar një pretendim të tillë. Hetuesit thanë në gjykatën e Southëark Croën se ai ishte pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar i përfshirë në “rivalitet të dhunshëm” me një grup tjetër.
Babai i dy fëmijëve dyshohet se merrej me “tregti ndërkombëtare të drogës” që nga viti 2007 dhe ishte arrestuar në “disa herë në Evropë”.

Gjykata dëgjoi mikun e tij të ngushtë Naief Adawi, 37 vjeç, i cili jetonte aty pranë në Londër dhe u burgos për tetë vjet në Danimarkë në vitin 2010 për grabitje të rëndë me një armë. Ai u përshkrua para drejtësisë si “një nga krimet më të mëdha” në historinë e vendit.

Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës.

Të ngjashme