Lajme
U propozua për ministër të Shëndetësisë, reagon për herë të parë Haxhi Avdyli
Demokracia
10:40 | 08 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, edhe kësaj radhe po përmendet për ministër të Shëndetësisë.

Madje dje, kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla tha se do ta propozojë Avdylin për ministër.

Megjithatë, ky i fundit po thotë se ndjehet komod në pozitën e deputetit. Në një koment të tij të publikuar në profilin e gazetarit Bujar Vitija, Avdyli ka thënë se kjo punë nuk është hajgare.

Kjo pasi gazetari Vitija ka shkruar se partia po tallet me Avdylin, duke e përmendur për ministër.

“Asnjëherë nuk kam tentuar dhe askush nuk po bën hajgare. Më shumë janë përmendje e insistim e te mediave e njerëzve dashamir. I falenderoj të gjithë ata që kanë konsideratë që jam i denjë për atë pozite, po i nderuar Bujar unë jam komod në pozitën e deputetit dhe nga aty po mundohem të jap kontribut me aq sa po mundem e po di për shëndetësinë dhe proceset tjera. Respekte e mirupafshim”, ka shkruar Avdyli.

“Me t’u dhimt Haxhi Avdyli. Ky eshte tentimi i tij i trete mu bo minister. Partia e tij e din qe s’bohet ama po e tallin. Po i thojne kena me t’propozu. Mos boni hajgare me njeri”, thuhej në postimin e gazetarit Vitija.

Të ngjashme