Lajme
U përkeqësohet gjendja militantëve të Kurtit | Vajzën e dëshmorit të UÇK-së e bëjnë gazetare bashkëpunëtore të UDB-së
Demokracia
15:52 | 28 Maj 2023

Share:

Kjo që po lexoni është e vërtetë: Militantët e partisë së Albin Kurtit, që qëndrojnë të fshehur prapa tastierës, kanë filluar një fushatë të rrezikshme kundër vajzës së dëshmorit të UÇK-së, Vesel Demakut, Dafina Demakut, e cila aktualisht është gazetare.

Në një kanal në Tik Tok të emërtuar si Qeveria Kurti 2 nuk po shpërndahen vetëm deklaratat e kryeministrit Kurti, si shenjë mbështetjeje për të, shkruan Demokracia.com.

Por, në këtë kanal, është duke u zhvilluar edhe një fushatë e rrezikshme kundër gazetares Demaku, e cila shquhet për kritikat e saj ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Çmenduria e mbështetësve të Kurtit ka shkuar deri aty sa vajzën e dëshmorit të UÇK-së ta bëjnë si agjente e dyshuar serbe.

Kjo nuk është hera e parë që kundër gazetarëve kritikë të Qeverisë Kurti të zhvillohen fushata të ndyra dhe të rrezikshme nga mbështetës të Kurtit. /Demokracia.com/

Të ngjashme