Sport
U përjashtua me të kuq për 10 minuta në fushë, reagon Edon Zhegrova
Demokracia
12:54 | 19 Shkurt 2022

Share:

Ndeshja e mbrëmshme kundër Metzit ka qenë për t’u harruar për futbollistin kosovar, Edon Zhegrovën.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve në barazimin e Lille ndaj Metz në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1, shkruan Demokracia.com.

Anësori i Kosovës u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të, ndërsa pas dy minutave u ndëshkua me karton të verdhë. Tetë minuta më vonë Zhegrova mori edhe një karton të verdhë dhe u përjashtua me të kuq.

Pas ndeshjes reagoi vetë Zhegrova nëpërmjet rrjeteve sociale duke shkruar se nuk e ndalon asgjë atë dhe se ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Asgjë nuk mund të më ndaloj, jam me kokën lartë. Faleminderit tifozëve të Lille për përkrahjen“, ka shkruar Edoni Zhegrova në Instagram.

Edon Zhegrova u transferuar te Lille në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Baseli. /Demokracia.com/

Të ngjashme