Lajme
U përfshinë në fajde, Policia arreston dy persona, sekuestron 261 fishekë, armë, dylbi dhe 5000 euro
Demokracia
19:56 | 14 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person të cilët dyshohet se janë përfshirë në në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Në njoftimi thuhet se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve paraprake, sot më 14.10.2022, në koordinim me prokurorinë kanë hartuar dhe zbatuar një plan operativ.

“Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata,  261 fishekë,  një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme