Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e një vajze në Prishtinë, e cila është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë dhe e njëjta dëgjohej duke thënë se “e kam babin prokuror”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj në një përgjigje për Demokracia.com ka njoftuar se është identifikuar vajza dhe sipas prokurorisë babai i saj nuk është prokuror.
Ajo tha po ashtu se rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente.
“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit te Shtetit dhe Policisë se Kosovës, është verifikuar identiteti i vajzës në video, V.A., ndërsa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit te Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, tha Ulaj për Demokracia.com.
Ndërsa Sinjali duke u thirrur në burime ka raportuar se vajza është Valentina Aliun, ndërsa babai i saj Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë/Demokracia.com/.