Sport
U ofendua nga tifozët e West Ham, por reagimi i Pogbas ishte epik
Demokracia
17:00 | 20 Shtator 2021

Share:

Manchester United ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit në takimin kundër West Ham Unitedit.

“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota falë fitore 1-2 ndaj londinezëve, shkruan Demokracia.com.

Humbje nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas të cilët zgjodhën ta ofendonin mesfushorin francez, Paul Pogban që mbron ngjyrat e Man Unitedit.

Në përfundim të ndeshjes, derisa Pogba po i drejtohej dhomave të zhveshjes, disa tifozë po e ofendonin atë.

Francezi zgjodhi gjithashtu të merrej me ta për disa momente, derisa aty intervenoi një nga trajnerët, Carrick.

Tifozët e acaruar vendas, i kërkonin mesfushorit të mbyllë gojën, por Pogba i ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda.

Ky reagim epik i Pogbas, ka bërë xhiron e internetit. /Demokracia.com

Të ngjashme