Sport
U nis për ta parë ndeshjen me San Marinon, gjendet i vdekur tifozi anglez në Venecia, s’kishte humbur asnjë takim nga viti 1990
Demokracia
13:39 | 18 Nëntor 2021

Share:

Një tifoz i Anglisë u gjet i vdekur në një kanal në Venecia përpara përballjes së “Tre Luanëve” kundër San Marinos.

Sipas miqve të tij, ai nuk e kishte humbur asnjë ndeshje të Anglisë nga viti 1990, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Kevin Norman, 60-vjeçari u identifikua nga një kartë personale e gjetur në xhepin e tij, pasi një kalimtar e vuri re të ndjerin mbi ujë në kanalin e Venecias.

Norman, nga Ëatfordi ishte nisur për në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës të Anglisë kundër San Marinos të hënën në mbrëmje, por vdiq rreth 16 orë para ndeshjes.

Në vendngjarje shkuan zjarrëfikësit dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në breg, ku u konstatua i vdekur.

Policia italiane ka pyetur miqtë që ishin me të dhe oficerët për rrethanat në pritje të rezultateve të një ekzaminimi pas vdekjes. /Demokracia.com

Të ngjashme