Një shofer taksie në qytetin e Nju Jorkut, i cili voziti Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, për rreth 10 minuta të martën, ndërsa ata u përpoqën t’iu iknin fotografëve, ka thënë se çifti ishte dukshëm nervoz gjatë udhëtimit të shkurtër.
Sukhcharn Singh, i tha BBC-së se i mori ata në një zonë të policisë lokale në Midtown Manhattan.
Zëdhënësi i Harry dhe Meghan ka thënë në një deklaratë se çifti pati një ndjekje të pamëshirshme që zgjati për më shumë se dy orë.
Por Singh, i cili ishte dëshmitar i një pjese të dramës, nuk e karakterizoi këtë si një ndjekje të rrezikshme nga paparacët.
“Isha në rrugën “67” dhe më pas roja më përshëndeti. Gjëja tjetër që e dija, Princi Harry dhe gruaja e tij po hipnin në makinën time,” tha ai.
“Ne u bllokuam nga një kamion plehrash dhe papritmas erdhën paparacët dhe filluan të bënin foto”.
“Ata dukeshin nervozë, mendoj se po ndiqeshin gjatë gjithë ditës apo diçka tjetër,” tha Singh, shkruan BBC,