Lajme
U ndalua për kontrollë rutinore, policia ia konfiskon nga brezi armën pa leje 29-vjeçarit
Demokracia
08:52 | 21 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ndaluar një automjet me targa  vendore  për kontrolle rutinore, gjatë kontrollit te vozitësi, policia ne brezin e tij e gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator.

Nëpërmjet një njoftimi policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast  i dyshimit P.Z i lindur në vitin 1993, është shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë, ku i njëjti është intervistuar, përcjell Demokracia.com.

“Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

U ndalua për kontrolle rutinor, ju gjet arma pa leje

Prizren, 21 shkurt  2022

Me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa  vendore  për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne brezin e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë  pistoletë:

•Pistoletë dhe

•Një karikator

Në lidhje me këtë rast  i dyshimit P.Z i lindur në vitin 1993.eshte shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë , ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet.

Në vijim gjeni foto të dëshmive të konfiskuara në rast./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024