Aktori shqiptar, Rezart Veleshnja, u ndalua gjatë ditës së sotme nga forcat policore nën dyshimin për mashtrim, por më pas, në seancën e sotme gjyqësore, u vendos se ‘arrestimi i tij ishte i paligjshëm’.
Kështu, aktori u lirua dhe Gjykata e Durrësit caktoi masën detyrim paraqitje.
Ndërkohë, më pas, Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.