Sulmuesi i Manchester Unitedi, Meyson Grenwood, u lirua me kusht nga policia e Mançetserit ndërkohë që investigimet vazhdojnë.
Nga ana tjetër, ish e dashura e tij, Harriet Robson, ka folur për këtë ngjarje.
“Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve për mesazhet suportuese dhe inkurajuese. Faleminderit. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Tani do të bëj një pushim nga rrjetet sociale, ndërkohë që policia vazhdon me investigimet”, shkruan Robson Instagram.
Nga ana tjetër, Grenwood, duket se po mundohet të ketë siguri në shtëpinë e tij, i cili është parë duke instaluar kamera sigurie të nivelit të lartë.
View this post on Instagram