Anësori i Real Madridit, Lucas Vazquez ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës dhe me ç’rast ka humbur pjesën e mbetur të kampionatit.
“Mbretërit” kanë njoftuar se Vazquez ka pasur një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë dhe tashmë ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës, përcjell Demokracia.com.
“Pas testeve të kryera Lucas Vazquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të ligamentit të të pasëm në gjurin e tij të majtë”, thuhet në deklaratë.
Kjo mungesë i shtohet trajnerit Zinedine Zidanes në prag të ndeshjes së dytë kundër Liverpoolit në Champions League.
Vazquez iu bashkua “Los Blancos” në vitin 2015 dhe kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti. /Demokracia.com