Sport
U lëndua derisa bënte nxehjet, Thiago s’ndalet duke qarë
Demokracia
18:32 | 27 Shkurt 2022

Share:

Spanjolli ishte paraparë të ishte titullar në përballjen ndaj Chelseas në kuadër të finales së “EFL Cup”, por derisa bënte nxehje, mori një lëndim muskulor.

E shkaku i këtij lëndimi, Klopp u detyrua të bënte një zëvendësim të domosdoshëm, duke larguar Thiagon dhe zëvendësuar me Naby Keitan.

Ishte “Football Dialy”, që ka publikuar videon e mesfushorit që nuk ndalet duke qarë shkaku i lëndimit të fundit që mori.


Ndërkohë, pranë ishte portieri Alisson që mundohej ta ngushëllonte./Demokracia.com/

Të ngjashme