Lajme
U kompensua për naftë pa pasur veturë, komentuesit në rrjetet sociale e “gozhdojnë” deputetin e VV-së
Demokracia
15:43 | 04 Shkurt 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pasi ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve për karburante është kritikuar nga qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetin social “Facebook”.

Pas publikimit të të dhënave ku shihen shpenzimet për karburante deputeti i LVV-së Artan Abrashi është sqaruar në rrjetin social “Facebook”,  mirëpo qytetarët e kanë “thumbuar” me komente negative, shkruan Demokracia.com.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka marrë 690 euro si kompensim për derivate për udhëtim nga Prizreni, nuk ka fare veturë të deklaruar nën posedim.

Kështu rezulton nga deklarimi i tij i pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shkruan Demokracia.com.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar ndonjë veturë as në pronësinë e tij dhe as të bashkëshortes.

“Ke ba sipas logarisë 5880 km dhe normal do ishte të kompensoheshit me 495€…”,thuhet në komentin e njërit prej komentuesve.

“Ma hesap ka qeveria me ta pagu qiran e baneses , buken edhe veshembathjen edhe edhe shume sene tjera me gjithe ato pare”, thuhet në koment.

“Masi spo don me jetu ne Prishtine hin online nseance prej Prizreni ma mos hajde hiq se veq kallbllak je tu bo mrena javes.”, shkruan një tjetër komentues. /Demokracia.com/

Të ngjashme