Lajme
U kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Kujtim Munishi dhe prokurorit Ruhan Salihu, reagon KPK
Demokracia
10:20 | 15 Shtator 2022

Share:

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist gjatë aksionit të mbajtur dje para Këshillit Prokurorial, kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, duke i cilësuar fajtorë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Ndaj këtij aksioni ka reaguar sot Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se KPK “respekton të drejtën e secilës organizatë të Shoqërisë Civile, në këtë rast, Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, për të protestuar lidhur me çfarëdo çështjeje që ka të bëjë me sistemin prokurorial, mirëpo nuk i mirëkupton kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike”.

Tutje, në reagim thuhet se KPK “nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare, por pasqyron në vetvete një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike”.

LEXO EDHE: 

Këshilli Prokurorial dënon ashpër gjuhen e ministres Gërvalla për punën e prokurorëve

 

Të ngjashme