Lajme
U kap me drogë me vlerë 1 milionë euro në banesë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali
Demokracia
19:49 | 11 Janar 2023

Share:

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën rreth 6.5kg kokainë në banesë, e cila nëse do të hidhej në treg do të jepte rreth 1 milion euro.

37-vjeçari shqiptar, me rekord të pastër dhe të rregullt në zonë, u arrestua nga skuadra lëvizëse e Livornos dhe u dërgua në burg. bBëhet me doije se ai ishte në Viale Ippolito Nievo kur oficerët e vunë re atë duke marrë një zarf voluminoz nga një makinë dhe më pas u largua me shpejtësi në një ndërtesë apartamentesh.

Pasi u ndal ga policia ai ka pranuar se mbante drogë në banesën ku jetonte.

Sapo kanë hyrë në shtëpi, policët gjetën rreth 6.5 kg kokainë (disa të gatshme për shitje në rrugë dhe të tjera të ndara në 1 kg) si dhe material të përshtatshëm për paketimin, peshimin dhe prerjen e lëndës narkotike./gexpress

Pas arrestimit, për 37-vjeçarin shqiptar është çuar në paraburgimim.

Të ngjashme