Lajme
U godit me grusht, Berisha vazhdon protestën i gjakosur: Poshtë Edi Rama, rroftë opozita shqiptare
Demokracia
12:40 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që e mori fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.

Pasi u sulmua nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, madje lideri demokrat u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme