Kuriozitete
U gjunjëzua për t’i propozuar, partnerja e refuzoi vetëm se i ofroi martesë në McDonald’s: Vetëm kaq vlejë për ty
Demokracia
15:18 | 14 Gusht 2022

Share:

Propozimi për martesë do të duhej të ishte momenti më i lumtur, si për nusen ashtu dhe për dhëndrin e ardhshëm, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Këtë më së miri e dëshmon një tentim i dështuar i propozimit, kur një vajzë e mbushur me nervozë refuzoi ofertën e partnerit, vetëm pse i propozoi në një lokal të McDonald’s para shumë klientëve.

Videoja e shpërndarë në TikTok por që më vonë u bë virale në Twitter, shfaq të riun e gjunjëzuar para partneres në një lokal të McDonald’s në pjesën perëndimore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se do t’i thotë “po”, priti momentin e “duhur” për t’u gjunjëzuar para saj, por ajo pa u menduar dy herë filloi t’i bërtet para turmës.

“Çfarë po bën? Për pesë vite lidhje dhe e gjete të më propozosh në McDonald’s? Në McDonald’s? A je çmendur? Vetëm kaq vlejë për ty”, thotë vajza e re e cila largohet me plot nervozë.

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 30 Qershor 2024