Sport
U fyen ndërmjet veti dy skuadrat shqiptare, disiplinori në Maqedoni dënon Shkupin
Demokracia
13:32 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Ngjarjet në duelin Shkupi-Shkëndija i kanë kushtuar shtrenjtë skuadrës shkupjane.

Hedhja e gjësendeve nga ana e publikut në drejtim të futbollistëve mysafirë dhe futja e personave jozyrtarë në zonën e ndaluar janë ndëshkuar nga Komsioni për Disiplinë i FFM-së, shkruan Demokracia.com.

Duke llogaritur shkallën e shkeljes, grumbullimit të fakteve dhe deklaratave nga palët e përfshira, Disiplina vendos gjobë prej 5 000 eurove për FC Shkupin dhe mbylljen e tribunave në ndeshje si vendas. /Demokracia.com

Të ngjashme