Lifestyle
U është shfaqur një gjëndër në gjoks, ja kur duhet të shqetësoheni
Demokracia
21:05 | 06 Tetor 2022

Share:

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjëndrat në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t’u shkojë mendja menjëherë te më e keqja. Por nuk është gjithmonë kështu. Shpeshherë mund të kemi të bëjmë me formacione beninje, të cilat mund të jenë kiste apo fibroadenoma. Në disa raste arsyeja e shfaqjes së tyre mund të jenë edhe ndryshimet që pëson trupi, p.sh. gjatë menopauzës.

Madje, mund të ndodhë që edhe në moshën 8 vjeç, vajzave t’u shfaqen gjëndra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse shenjat e para të fillimit të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale. Diagnoza e bazuar në biopsi, ekografi apo mamografi është mënyra më e mirë për të kuptuar se me cilat nga këto raste kemi të bëjmë.

Fibroadenoma

Është një tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nën moshën 35 vjeç. Është një formacion në gjoks që nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet për shkak të çekuilibrimit të hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit. Me kalimin e muajve, dimensionet e kësaj gjëndre mund të rriten, duke krijuar edhe shqetësim. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr masën e zmadhuar.

Kistet

Kistet janë të dhimbshme. Ato janë si qeska të mbushura me lëng, i cili duhet ekzaminuar. Një sasi e vogël e këtij lëngu i nënshtrohet analizës histologjike, e cila jep përgjigjen e saktë për materialin që e përbën dhe sa i rrezikshëm mund të jetë. Në disa raste, mjekët procedojnë me aspirimin e këtij lëngu dhe kontrollet e herëpashershme, pasi kistet mund të mbushen sërish.

Të ngjashme