Sport
U eliminua nga Kupa e Botës në fazën “nokaut”, por Kombëtarja e njohur pritet ta shpërblejë trajnerin me kontratë të re
Demokracia
15:16 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Pas rezultateve të shkëlqyera në Botërorin e Katarit, trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu pritet t’i vazhdohet kontrata nga Federata e Futbollit e Japonisë.

Sipas mediave japoneze, atij i është ofruar një kontratë e re që do të jetë e vlefshme për dy vite me dy të tjera si vazhdim, që do të thotë se mund ta shohim në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026, transmeton Demokracia.com.

Në Kupën e Botës, Japonia mundi Spanjën dhe një Gjermaninë për të përfunduar e para në grup, teksa humbi në 1/16 nga Kroacia vetëm pas penalltive.

Trajneri nga Nagasaki ka katër vite në pankinën e Japonisë dhe siç janë gjërat, ai do të drejtojë samurait edhe për disa kohë./Demokracia.com/

Të ngjashme