Lajme
“U diskriminuam në Ligjin e Pagave”, Infermierët protestojnë më 1 mars para Qeverisë
Demokracia
11:55 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të protestojë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficienteve në Ligjin e Pagave, përcjell Demokracia.com.

“Duke iu falënderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për ta kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkëpunim me : Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentaleve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë, infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

Duke i’u falenderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për t’a kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkpunim me :

Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin;

MARSHOJMË PËR PAGË DINJITOZE                                   ​​

MESAZHI /MOTOJA :

​​“ PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT”

DATA : 01/03/2022, e MARTE

Ora : 15:00

Lokacioni :

Nisja nga Qemdra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë, për të vazhduar drejtë Ssheshit “Zahir Pajaziti” dhe për t’a përfunduar në Sheshin “Skenderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi.

Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).

Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor./Demokracia.com/

Të ngjashme