Robinho ka prekur fundin dhe tanimë ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madrid do të vuajë nëntë vite burg, për shkak se përdhunoi së bashku me shokët e tij një vajzë shqiptare.
Por nuk mbaron me kaq makthi për brazilianin.
Zyra e Hetuesisë së Milanos ka bërë një kërkesë autoriteve braziliane, që Robinho të ekstradohet pasi ngjarja ka ndodhur në Itali. Megjithatë problem mbetet që Brazili nuk lejon që qytetarët e tij të vuajnë dënime jashtë shtetit të tyre.
Gjithsesi 38-vjeçari është i paralajmëruar pasi nëse largohet nga Brazili, apo nëse kapet në një shtet që ka ligjin e ekstradimit me Italinë, atëherë do të dënohej me burg. /Demokracia.com