Lajme
U dënua për mos deklarim të pasurisë, por ja sa pasuri ka Rozeta Hajdari
Demokracia
22:02 | 07 Maj 2023

Share:

Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me 700 euro gjobë, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin, pasi nuk e kishte deklaruar pasurin e Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. 

Megjithatë, këtë vit ministrja Hajdari e ka deklaruar pasurin e saj.

Hajdari ka deklaruar një banesë 60 metra katrorë në vlerë 56 mijë e 100 euro në pronësi të përbashkët. Si pasuri të luajtshme ministrja ka deklaruar një veturë të tipit Ford në verë 3 mijë e 100 euro në pronësi të saj.

Ministrja Hajdari ka deklaruar se ka 100 për qind të aksioneve në Ndërmarrje individuale N.SH ‘R&V Consulting’.

Ndërsa të hyra vjetore Hajdari ka deklaruar se ka 16 mijë e 961 euro e 58 centë./Demokracia.com/

Të ngjashme