ShowBiz
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm
Demokracia
13:32 | 08 Maj 2025

Share:

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlllin, të cilin Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.

Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit, e duke shpallur të pafajshëm.

I pafajshëm po ashtu u shpall edhe Fatmir Avdurramani, personi, i cili Ejlli u dënua t’i ketë hartuar atë deklaratë noteriale.

“Trupi gjykues i kthyer nga dhoma e këshillimit, në mungesë të prokurorit në shpalljen e vendimit, shpall vendimin me dispozitivin e mëposhtëm: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Lënien në fuqi të vendimit për pjesën e materialeve të sekuestruara. U shpall sot në Tiranë, më 08.05.2025, ora 12:24:32”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton A2CNN.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, pasi u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

Referuar dosjes hetimore, A2 CNN shkruan se Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2025