Lajme
U.d. Presidentja Vjosa Osmani përkujton 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës
Demokracia
14:54 | 03 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës.

21 vjet më parë, më 3 e 4 shkurt strukturat paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1 mijë e 564 familje.

“Dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre. Nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur”, thuhet në njoftmin e zyrës së presidentes.

Në njoftmi thuhet se është koha që tërësia territoriale e Kosovës të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë.

“Për një Kosovë në të cilën krimet nuk mbeten statistika në raporte, por trajtohen në organet e drejtësisë!”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera thuhet që nevojitet vendosmëri dhe guxim shtetëror për ta garantuar sigurisë e secilt qytetar, që historia e 3-4 shkurtit kurrë më të mos përsëritet./Demokracia.com/

Të ngjashme