Lajme
U blenë gjatë kulmit të pandemisë, Gjermania djeg 17 milionë maska
Demokracia
15:36 | 25 Janar 2023

Share:

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë djegur më shumë se 17 milionë maska kundër koronavirusit, të cilat u blenë gjatë kulmit të pandemisë. Qeveria e Gjermanisë u kritikua ashpër për blerjen miliona maskave, duke shpenzuar gjashtë miliardë euro ndërsa e gjithë bota ishte në kërkim të tyre.

Ministrat u akuzuan për përdorimin e lidhjeve personale për të siguruar blerjet, por diçka e tillë nuk është konfirmuar. Ish-ministri i shëndetësisë, Jens Spahn i justifikoi veprimet duke pretenduar se vendi po përballej me mungesë furnizimi.

Por, tashmë gjermanët po kërkojnë mënyra për t’i ‘hequr qafe’ rreth 730 milionë maska kirurgjikale dhe 60 milion FFP-2, të cilave iu kishte kaluar afati në fund të vitit të kaluar.

Deri më tani shteti i Baden-Wuerttemberg ka shkatërruar rreth 6.1 milionë maska, ndërsa gjithsej 5.5 milionë janë djegur në shtetin e Saksonisë. Shtetet e Rhein-Vestfalisë së Veriut dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore hodhën pesë milionë, përkatësisht 656 mijë maska.

Rreth 11 shtete kanë njoftuar se ende nuk i kanë hedhur maskat , por kanë plane për ta bërë këtë në muajt në vijim.

Të ngjashme