Auto&Tech
Arrestohet themeluesi i shkëmbimit të kriptove FTX
Demokracia
21:03 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të dështuar të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas, raporton BBC.

Prokurorët federalë amerikanë ngritën padi penale kundër tij në Nju Jork. Benkman-Fried konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur sot, por ditët e fundit ai ka trazuar opinionin pasi është akuzuar për mashtrim.

Sipas policisë, 30-vjeçari Sam u arrestua për shkelje financiare të ligjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bahamas. Muajin e kaluar FTX bëri kërkesë për falimentim në SHBA, duke i lënë përdoruesit të paaftë për të tërhequr fondet e tyre.

Të ngjashme
Auto&Tech • 19 Maj 2025