Lajme
U alivanos teksa po ecte, vdes një person
Demokracia
09:00 | 16 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Një person është alivanosur të shtunën teksa po ecte dhe i njëjti ishte dërguar nga kalimtarët e rastit në QKMF në Malishevë.

Por, edhe pas dërgimit të tij në QKUK, kishte vdekur.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke ecur këmbë ishte alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në QKMF Malishevë, pastaj me ndihmë të shpejtë në QKUK i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore janë marr me rast, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme