Lajme
U akuzua për ngacmim seksual dhe përdorim kokaine, deputeti britanik shtrohet në psikiatri
Demokracia
08:24 | 04 Prill 2022

Share:

Një deputet konservator i Britanisë po hetohet për ngacmime seksuale dhe konsumim të drogës. David Warburton, duket se nuk e ka përballuar dot presionin mediatik, social dhe gjithë situatën. Ai është ndjerë keq emocionalisht dhe është shtruar në një spital psikiatrik nën shok dhe stres të rëndë. Kështu deklaroi sot gruaja e tij.

Harriet Warburton, i cila është gjithashtu asistentja e tij me pagesë, përveçse bashkëshortja, tha se ai u dërgua në një klinikë pas akuzave për ngacmime seksuale dhe përdorimin e supozuar të kokainës.

U akuzua për ngacmim seksual dhe përdorim kokaine, deputeti britanik

Disa imazhe, regjistrime audiosh dhe mesazhe që u shfaqën mbrëmë, e implikonin deputetin.

Gratë që ngritën ankesat kundër tij, thanë se nuk mundeshin as t`i afroheshin zyrës së tij, pasi i ngacmonte.

Aleatët e deputetit, 56-vjeçar, baba i dy fëmijëve, supozojnë se e gjithë kjo mund të jetë një grackë.

Të ngjashme