Kryeministri i Portugalisë António Costa ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për korrupsion. Hetimet kanë të bëjnë me raste të dyshuara në projektet e litiumit dhe hidrogjenit.
“Për shkak të ruajtjes së integritetit, unë jap dorëheqjen”, ka thënë shkurt kryeministri duke arsyetuar vendimin e tij.
Sistemi i drejtësisë portugeze lëshoi urdhra arresti kundër shefit të shtabit të Costa, kryetarit të bashkisë së qytetit Sines në jug të Lisbonës.
Hetimi sillet rreth dyshimeve për përvetësim, korrupsion dhe ryshfet, siç tha zyra e prokurorit publik portugez.