Këngëtarja e njohur, Enkelejda Arifi, ka rrëfyer kësaj radhe në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”. Për dy momentet më të vështira të jetës, ajo kishte përzgjedhur periudhën e vitit të kaluar kur është akuzuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni për dhënien e subvencioneve dhe fondeve publike për kunatin dhe djalin.
Andaj, ishte shkarkuar nga posti që ajo gëzonte nga komisioni i ngritur nga Komuna e Gjilanit.
Lidhur me këtë, ajo ka folur për herë të parë duke thënë se ishte shumë e vështirë. “Ka ndikuar shumë tek unë, por edhe familja”, tha mes tjerash ajo duke shtuar e vërteta do të dal.
Rrëfimin e plotë e gjeni në videon më poshtë.