Sport
Tyson e paralajmëron boksierin që kërcënoi Messin: Nëse e prekë atë, do të kthehem në ring pas shumë vjetësh
Demokracia
18:14 | 29 Nëntor 2022

Share:

Ish-boksieri i njohur botëror, Mike Tyson ka dhënë një deklaratë rreth kërcënimit që i bëri boksieri meksikan, Canelo Alvarez, yllit të futbollit Lionel Messit.

Alvarez kishte shkruar në rrjetet sociale se Messi duhej të lutej që ai të mos ta gjente, duke e kërcënuar atë pas fotografisë së rreme të publikuar.

Tyson ka thënë se nëse dikush guxon ta prekë sulmuesin e Kombëtares së Argjentinës do të rikthehet në ring pas shumë vjetësh.


“Dikush me emrin Canelo kërcënoi Messin. Nëse ai guxon të prekë Messin, do të më duhet të rikthehem në ring pas disa vitesh”, citohet të ketë thënë Tyson, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Në mediat sociale u shpërnda një foto e cila rezultoi të ishte e rreme, ku raportohej se Messi pas ndeshjes së Kupës së Botës kundër Meksikës po e fshinte dyshemen me fanellën e këtyre të fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme