Sport
Tyran Kosova, kryetar i ri i KB Bashkimit
Demokracia
18:59 | 15 Qershor 2022

Share:

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni të martën e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin delegatët për Kryetar të ri e zgjodhën Dr. Tyran Kosovën, ish-basketbollist i klubit prizrenas, i propozuar nga delegatët e pranishëm.

Tyran Kosova u votua me aklamacion nga delegatët e pranishëm, pasi që nuk pati kundërkandidat.

E pranishme në Kuvendin Zgjedhor ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila në fillim të Kuvendit i përshëndeti të pranishmit dhe iu dëshiroi suksese në punimet e Kuvendit, gjithnjë duke i respektuar aktet normative të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme