Lajme
Tym e flakë në Kuvend, Berisha: E gjitha bota ka shkruar dje për ne
Demokracia
12:59 | 21 Nëntor 2023

Share:

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament”.

Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, teksa ka komentuar aksionin opozitar gjatë seancës së 20 nëntor në Kuvend.

Pavarësisht flakadanëve të deputetëve të opozitës, mazhoranca votoi në parim buxhetin 2024.

Berisha tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkoj ë të drejtat e saj.

“Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve”.

Kjo, sipas tij është treguar “pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës”.

“Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”.

Të ngjashme