Sport
“TV3”: Laporta fiton zgjedhjet presidenciale te Barcelona
Demokracia
20:59 | 07 Mars 2021

Share:

Joan Laporta është kandidati kryesor për t’i fituar zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës.

Derisa sot janë mbajtur zgjedhjet, thuhet se Laporta është duke i prirë garës për vendin e parë te Barcelona, shkruan Demokracia.com.

Siç raporton “TV3”, 58-vjeçari i ka fituar 58 përqind të votave deri më tani në këto zgjedhje.

Laporta kishte drejtuar Barcelonën nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Padyshim, detyra e tij kryesore është që ta mbajë Lionel Messin në “Camp Nou”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme