Sport
Turqit janë tronditur nga fjalët e presidentit të Federatës: Të marrim paratë, të heqim fanellat me Ataturkun
Demokracia
22:50 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Në Turqi ende është duke u komentuar “skandali” i madh në Arabinë Saudite, ku u anulua ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasaray.

Personi që po përballet me kritikat më të ashpra është presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Mehmet Büyükekşi, i cili ka dashur që ndeshja të luhet pavarësisht se sauditët i kanë ndaluar futbollistët e të dyja skuadrave të dalin në fushë me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut.

Gazeta e njohur turke Fotospor ka zbuluar se çfarë u ka thënë Büyükekşi drejtuesve të gjigantëve të Stambollit Ali Koç (Fenerbahçe) dhe Erden Timur (Galatasaray), duke i dhënë një goditje të rëndë imazhit të tij.

Të ngjashme