Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Ukrainës u takuan të enjten pranë qytetit bregdetar turk të Antalisë në Mesdhe.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u ul me homologun e tij, Mevlut Cavusoglu, përpara një takimi trepalësh me kryediplomatin rus Sergej Lavrov,.
Turqia po e pret samitin trepalësh që po zhvillohet në margjinat e një forumi të diplomacisë ndërkombëtare në Antalia këtë javë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Turqia, e cila ka lidhje të ngushta si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, ka kërkuar të vendoset si ndërmjetës midis palëve ndërluftuese.