Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Delegacioni rus tha se mund të vinte me presidentin Putin, pasi ukrainasit e bënë propozimin e tyre me shkrim. Ne po ecim në këtë mënyrë, bazuar në mirëkuptimet e arritura gradualisht nga delegacionet, por nuk mund të jap një datë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në kuadër të këtyre bisedimeve pritet që në një javë ose dy mund të ketë një samit tjetër të nivelit të lartë.
“Tani presim Putinin në Turqi, është e mundur, por nuk mund të jap data, pasi prioritet tani është një armëpushim, sepse bombat vazhdojnë të bien“, tha Çavusoglu.