Lajme
Turqia në bisedime me Ukrainën dhe Rusinë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen e grurit
Demokracia
17:30 | 30 Tetor 2022

Share:

Zyrtarët turq po përpiqen të rikthejnë Rusinë në bord pasi ajo u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar dërgesat e grurit nga Ukraina.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj dje, duke thënë se ishte si rezultat i një sulmi me dron në Krime, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se të dyja palët duhet të shmangin çdo provokim që mund të ndikojë në marrëveshje.

Dërgesat e drithit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës ishin ndalur gjatë pushtimit, por marrëveshja lejoi që tonelata të ushqimit të dërgoheshin në botë.

Të ngjashme