Lajme
Turqia miraton ligjin për burgosjen e gazetarëve të mediave online që përhapin “lajme të rreme”
Demokracia
23:32 | 14 Tetor 2022

Share:

Parlamenti turk ka miratuar një ligj të ashpër për mediat e reja, që mund t’i dënojë gazetarët dhe ata që shkruajnë në rrjetet sociale, duke përfunduar në burg deri në tre vjet për përhapjen e “lajmeve të rreme”.

Rregullat e reja forcojnë rolin tashmë të fortë të qeverisë në media, tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Ligji i miratuar parashikon sanksion penal për këdo që shpallet fajtor për shpërndarje të informacionit të rremë ose mashtrues. Ligji kërkon që rrjetet sociale dhe faqet e internetit të dorëzojnë të dhënat personale të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues”.

Po ashtu, ligji i ri lejon gjykatat të dënojnë gazetarët e akredituar dhe përdoruesit e rregullt të mediave sociale që “shpërndajnë haptazi informacion mashtrues” nga një deri në tre vjet burg.

Qeveria ka nisur gjithashtu publikimin e një “buletini dezinformues” javor, me qëllim që të debutojë ato që i konsideron lajme të rreme me “informacione të sakta dhe të vërteta”.

Legjislacioni u propozua nga AKP, partia e presidentit Recep Tayyp Erdogan, i cili u kundërshtua ashpër nga grupet kryesore të opozitës turke.

Të ngjashme