Lajme
Turqia heq nga tregu disa nga produktet Kinder
Demokracia
19:09 | 21 Prill 2022

Share:

Turqia njoftoi sot Schoko Bons, një produkt çokollate i markës Kinder, do të tërhiqej pjesërisht nga tregu, pas raportimeve për praninë e salmonelës në vezët Kinder Surprise të prodhuara në Evropë.

Mediat turke raportojnë se do të tërhiqen nga tregu 2 dërgesa të çokollatës Kinder dhe përfshijnë vetëm ato me datë skadimi më 8 korrik 2022 dhe 15 korrik 2022.

Ministria e Bujqësisë tha në një deklaratë se salmonela nuk është gjetur deri më tani në produktet Kinder në Turqi, por po bëhen monitorimet e nevojshme

Edhe Britania e Madheka tërhequr nga tregu produktet Kinder Surprise.

Në hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar(FSA) u gjet një lidhje midis rasteve të raportuara të helmimit nga salmonela dhe vezëve Kinder.

Simptomat e salmonelës përfshijnë diarre, ngërçe në stomak, nauze, të vjella dhe ethe.

Çfarë është Salmonela?

Helmimi ushqimor nga Salmonela, ose Salmoneloza, është sëmundje që shkaktohet kur bakteret e gjalla të Salmonelës hyjnë në trup. Bakteret mund të ngjiten pas qelizave që veshin zorrët, nga ku prodhojnë helme dhe sulmojnë qelizat e zorrëve.

Të ngjashme