Kuriozitete
Turqia e ndryshoi emrin, por cilat shtete e kanë bërë më herët të njëjtën gjë?
Demokracia
16:53 | 28 Qershor 2022

Share:

Irani, Tajlanda dhe Sri Lanka në të kaluarën e kanë ndryshuar emrin e shtetit – për shkak të rrethanave të brendshme e të jashtme politike.

Tash këtë e ka bërë edhe Turqia, raporton Euronews.

Qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan kishte vendosur të ndryshojë zyrtarisht emrin e vendit, duke hequr dorë nga versioni i vjetër i anglishtes, i cili shpesh ngatërrohet me kafshën e famshme të Ditës së Falënderimeve.

“Fjala Türkiye përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”, tha Erdogan, transmeton Express.

Organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë dhe NATO kanë miratuar tashmë Türkiye (përafërsisht e shprehur si “tur-key-yay”), pas një kërkese zyrtare nga autoritetet turke.

Kritikët, megjithatë, thonë se riemërtimi është një tjetër mjet populist që Erdogan po e shfrytëzon për të larguar vëmendjen nga problemet e vazhdueshme ekonomike të vendit dhe për të nxitur votuesit nacionalistë përpara zgjedhjeve vendimtare të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme