Lajme
Turqia dhe Finlanda do të takohen për çështjet e NATO-s
Demokracia
18:23 | 14 Maj 2022

Share:

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO.

Turqia ka thënë më parë se do të dëshironte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë përpara se të jepte miratimin, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavesto, tha: “Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje.”

Fillimisht u raportua se Turqia do të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Megjithatë, duke folur për Reuters, zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan tha se vendi “nuk po e mbyll derën”.

Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen “si një çështje të sigurisë kombëtare” për Turqinë për shkak të “shumë organizatave terroriste” që janë të pranishme në vendet nordike./Demokracia.com/

Të ngjashme