Portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha po kalon momente jashtëzakonisht të vështira me formën e tij, shkruan Demokracia.com.
Ai sonte mori besimin e trajnerit të Lazios. Marizio Sarri për të qenë titullar në sfidën e Ligës së Evropës kundër Galatasarayt, por që në minutën e 67-të ka pranuar një gol tejet qesharak.
Strakosha, një top të kthyer në zonë nuk ka mundur ta perceptoi si duhet dhe në tentim për ta kap atë e ka drejtuar në portën e tij për t’i dhënë avantazhin skuadrës turke 1:0.
Të kujtojmë se te Galatasaray është duke luajtur edhe futbollisti tjetër shqiptar, Vedat Muriqi. /Demokracia.com