Sport
Turpërohet Chelsea, mposhtet thellë nga skuadra e parafundit në tabelë
Demokracia
15:29 | 03 Prill 2021

Share:

Një rezultat tejet i befasishëm ka ardhur sot në Premier Leaguen angleze ku skuadra e Chelseat në fushën e vet është mposhtur nga WBA me rezultat 2:5, transmeton Demokracia.com.

Askush nuk e kishte pritur një humbje të tillë të skuadrës së Thomas Tuchel, sidomos për faktin se Chelsea kishte një formë shumë të mirë, por ja që pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka ndikuar keq te “Blutë e Londrës”.

Të kujtojmë se në këtë takim Chelsea nga minuta e 29-të ka luajtur  me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Thiago Silvas që mori dy të verdhë.

Me këtë humbje Chelsea, mbetet në pozitën e katër me 51 pikë, por rrezikon të humbas këtë pozitë në rast të fitores së West Ham ndaj Wolvesit.

Në anën tjetër WBA ka 21 pikë dhe është në pozitëne  19-të në tabelë. /Demokracia.com

Të ngjashme