Sport
Turpërimi në El Classico, mediumi spanjoll zbulon raportet Real Madrid – Ancelotti
Demokracia
18:20 | 21 Mars 2022

Share:

Humbja dhe tupërimi 0:4 nga Barcelona në El Classico për shumë tifozë të Real Madridit ka një fajtor. Ai është trajneri, Carlo Ancelotti.

Edhe vetë strategu italian në konferencë për media pas duelit në “Santiago Bernabeu” mori përgjegjësinë për humbjen, duke pohuar se nuk funksionoi asgjë në të mirë të skuadrës së tij.

Megjithatë, raportet mes drejtuesve të klubit “mbretëror” dhe trajnerit, Ancelotti janë të mira, raporton mediumi COPE, përcjell Demokracia.com.

Bordi i Real Madridit është i bindur se lojtarët dhe trajneri do ta kthejnë situatën pas pushimit ndërkombëtar. Ata janë optimist se do të reflektojnë për humbjen kundër Barçës.

Humbja e thellë për Real Madridin mund të ndikojë në moralin dhe vetëbesimin e futbollistëve, por assesi në renditjen tabelore.

Real Madridi është larg në pozitën e parë tabelore dhe po marshon drejt titullit të kampionit. Los Blancos ndjekës të parë kanë Sevillën që e kanë lënë pas nëntë pikë.

Barcelona është e treta me 54 pikë, ndërsa synim ka vendet që dërgojnë në Champions edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu Real Madridi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do përballet me Chelsean, ndërsa pak kohë më parë eliminuan një nga favoritët kryesor, Paris Saint-Germainin. /Demokracia.com/

Të ngjashme